Rreth 4 mijë infermierë që përfunduan studimet në vitin akademik 2002-2006 nuk u njihet diploma. Për këtë çështje Ministria e Arsimit deklaroi se ka ngritur një grup pune. “Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështje”, bën të ditur MASR në njoftim për mediat.