Në këtë 5 Maj, Drejtuesit më të lartë të shtetit pritet të bëjnë homazhe dhe të vendosin kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të Dëshmorëve të Atdheut. Në ceremoninë në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet do të jenë Presidenti Meta, Kryeministri Rama, si dhe zyrtarë të tjerë. Si çdo vit, në homazhe nuk do të mungojnë as veteranët e luftës. Ceremoni të ngjashme pritet të organizohen në të gjithë vendin, me rastin e 5 Majit.