Aktualitet

5 qershori, Dita Botërore e Mjedisit

Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, OKB-ja kërkoi më shumë përpjekje në luftën kundër plastikës, si një prej kërcënimeve kryesore të ekosistemit. Çdo vit, bota përdor deri në 500 miliardë qese, ndërsa 10 milionë tonë plastikë përfundojnë në oqeane. Kombet e Bashkuara inkurajojnë që fushatat online të kombinohen me nisma në terren. Pak ditë më parë, në Tajlandë u gjet një balenë e mbytur nga konsumi i 5 kilogramëve plastikë.