Bota

54 viktima në Kanada nga vala e të nxehtit

Rritet numri i viktimave në Kanada nga vala e të nxehtit. Në Kebek humbën jetën 54 persona, të moshës nga 50 deri në 85 vjeç. Zona regjistroi temperatura që arrijnë deri në 35 gradë celcius, me një lagështi të lartë që perceptohej si 45 gradë. Parashikuesit e motit thonë se temperaturat do të bien, por sipas zyrtarëve kanadezë, bilanci i viktimave do vazhdojë të rritet pasi nuk ka të dhëna të plota nga të gjitha zonat e Kebekut.