Një 55-vjeçare është arrestuar në Spanjë për vrasjen e partnerit të saj 67-vjeçar. Kur forcat policore hynë në banesën që ishte dhe vendngjarja e krimit, kanë zbuluar trupin e viktimës, me plagë të shumta të bëra me thikë si dhe me organin gjenital të prerë. Raportohet se ngjarja është denoncuar nga vajza e autores, pasi nëna i është rrëfyer se ka kryer krimin.
Fqinjët kanë deklaruar se kishin dëgjuar zëra që vinin nga apartamenti i çiftit para incidentit. Edhe pse motivi nuk dihet, sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga xhelozia, sipas mediave lokale. Rikujtojmë, se një grua në Brazil u arrestua pasi dyshohet se preu penisin e bashkëshortit të saj, pasi ai nuk arriti të mbante ereksionin gjatë marrëdhënies seksuale.
Ngjarja ndodhi në Cacoal, ku çifti kishte kaluar pasditen duke konsumuar alkool. E irrituar nga situata, gruaja shkoi në kuzhinë, mori një thikë dhe e sulmoi burrin. Ai arriti të largohej me vrap, duke u ndjekur nga ajo nëpër lagje, derisa ndërhynë autoritetet. Fatmirësisht, organi i tij nuk ishte amputuar plotësisht dhe ai mori ndihmë mjekësore në spital, ndërsa gruaja u arrestua dhe po mbahet në paraburgim. Ky nuk është rasti i parë i një sulmi të tillë në Brazil. Në maj të vitit të kaluar, Daine dos Santos u dënua me katër vjet e tetë muaj burg, pasi preu pen*sin e bashkëshortit të saj dhe e hodhi në tualet.