Aktualitet

6 mijë gjoba për 72 orë në Tiranë, arrestohen 14 shoferë!

6000 gjoba janë vendosur në Tiranë gjatë 72 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 14 drejtues mjetesh janë arrestuar e proceduar penalisht dhe 13 automjete u bllokuan nga policia rrugore.

Gjatë kontrolleve të kryera në kryeqytet, i pranishëm ka qenë edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Lorenc Shehu.

“Komisariati i policisë rrugore në drejtorinë vendore të policisë tiranë, ka marrë një sërë masash për të evidentuar dhe ndëshkuar përdoruesit e rrugës të cilët kryejnë shkelje rrugore”.

Policia iu bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve.