Sa i përket të plagosurve si pasojë e tërmetit të orës 4 të mëngjesit, 600 vetë u paraqitën në spitale për të marrë mjekim të specializuar. Për nga numri i të trajtuarve kryesojnë Spitali i Traumës në kryeqytet, i ndjekur nga ai i Durrësit e QSUT-ja. Ndërkaq, te Trauma u shtruan 15 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë për shkak të frakturave në kokë e pjesë të tjera të trupit. Ata që kërkojnë ndihmë mjekësore në Tiranë, janë nga zona të ndryshme të vendit.