Pas kapjes së sasisë prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, autoritetet kanë vënë nën sekuestro llogaritë financiare të dy kompanive, “Arbri Garden” dhe “Ecoalmax”. Vlera totale e parave të sekuestruara është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë të reja, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia. Prokuroria për Krimet e Rënda po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.