Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventurë, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë përmes Pushime on Top. Lei Kraja dhe Eni Shehu kanë zhvilluar disa intervista në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano. Miriam Cani është shprehur për përgatitjet dhe emocionet e koncertit, planet e saj në muzikë dhe gjetja e balancës mes jetës private dhe asaj profesionale.
Ndërkohë, edhe Ledri Vula ka treguar shumë në një intervistë ekskluzive për Pushime on Top. I ngacmuar nga moderatori për një mundësi pjesëmarrjeje në një film me përmbajtje erotike, këngëtari tha:
Ledri: Varet prej protagonistes.
Eni: Vetëm?
Ledri: Jo.
Eni: Kë do dojë protagoniste?
Ledri: (Qesh)
A do bënte ai një pauzë të gjatë në muzikë?
Pauzë mos të dal në skenë po, por prej studios jo. E di vetë kur ta bëj pauzën, kur e shoh që blloklohem bëj pauzë.