Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventurë, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë përmes Pushime on Top. Lei Kraja dhe Eni Shehu kanë zhvilluar disa intervista në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano. Miriam Cani është shprehur për përgatitjet dhe emocionet e koncertit, planet e saj në muzikë dhe gjetja e balancës mes jetës private dhe asaj profesionale.
Ndërkohë, edhe Ledri Vula ka treguar shumë në një intervistë ekskluzive për Pushime on Top.
Kam bërë dy albume. Jam shumë në balancë, shumë në fokus, tekstet janë shumë të bukura, e kam gjetur veten aty ku dua të jem.
A do bënte ai këngë me Gjestin?
Kisha pasur qejf të shkoj në studio me të, të shoh energjinë, të shoh si punon.
Po me Jozin?
Jo.