Tifozët e Juventusit prisnin një ceremoni madhështore për prezantimin e Cristiano Ronaldos te Zonja e Vjetër, por nuk do të ndodhë kështu. Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se programi i ditës së hënë do të jetë identik si prezantimi i çdo futbollisti tjetër: vizitat mjekësore, konferencë shtypi dhe prezantimi. Klubi po mendonte që të organizonte një prezantim me tifozë, por në fund preferoi që të shmangte hapjen e portave të stadiumit.