Nëse doni të mbani atletet tuaja të freskëta dhe pa erë, ka disa metoda efektive që mund të përdorni. Këpucët shpesh grumbullojnë lagështi dhe bakterie, çka shkakton erë të padëshiruar.
Një metodë e thjeshtë dhe natyrale për të luftuar këtë problem është përdorimi i sapunit.
Vendosni një copë sapuni në secilën këpucë dhe lini atletet gjatë natës. Sapuni ka aftësinë të vrasë bakteret që shkaktojnë erën dhe gjithashtu, duke qenë i poroz, thith lagështirën dhe e zëvendëson me një aromë të freskët sapuni.
Ky është një hap i thjeshtë që mund të bëni për të ruajtur atletet tuaja të pastra dhe të freskëta për një kohë më të gjatë.