Kylian Mbappe duket se po shijon pushimet larg fushës së blertë, por këtë herë vëmendjen nuk e ka marrë për futbollin, por për jetën e tij private.
Ylli i kombëtares franceze është fotografuar në Miami në shoqërinë e aktores spanjolle Ester Expósito, teksa të dy largoheshin nga një klub nate të kapur për dore, pamje që kanë konfirmuar menjëherë spekulimet për një lidhje romantike.
Fotografitë janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat rozë, duke rikthyer zërat që prej kohësh qarkullojnë për një afrimitet mes futbollistit dhe aktores së njohur nga seriali “Elite”.
Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, Mbappe ka lënë përkohësisht pas angazhimet sportive për të shijuar disa ditë pushimi, ndërsa dalja e tij publike me Expósiton ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Edhe pse as Mbappe dhe as Ester Expósito nuk kanë pohuar zyrtarisht se janë në një lidhje, paraqitja e tyre së bashku dhe fakti që u panë të kapur për dore ka shtuar bindjen se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
Në të kaluarën, aktorja kishte zgjedhur të mos komentonte raportin me futbollistin francez, duke shmangur pyetjet e gazetarëve për jetën e saj sentimentale.
Dalja e tyre në Miami vjen vetëm pak kohë pasi Franca e mbylli rrugëtimin në Kupën e Botës 2026 në vendin e katërt, pas humbjes ndaj Spanjës në gjysmëfinale.
Pavarësisht zhgënjimit në fushë, duket se Mbappe po shijon një periudhë më të qetë në jetën personale, ndërsa fansat presin të shohin nëse ai dhe Ester Expósito do të vendosin ta bëjnë publike marrëdhënien e tyre.