I gjithë sekreti është tek gjërat e vogla, si një kafe në mëngjes ose një kompliment i papritur, mund të kenë një ndikim të madh në lumturinë dhe forcimin e një marrëdhënieje apo martese.
Hulumtime të fundit, tregojnë se marrëdhëniet e lumtura janë të lidhura me një shëndet më të mirë të zemrës dhe se mungesa e stresit në një marrëdhënie përmirëson shëndetin kardiovaskular.
Përveç kësaj, një marrëdhënie që bazohet në besim, sinqeritet dhe dhembshuri ka më shumë mundësi të qëndrojë, por ndërveprimi i përditshëm me partnerin është gjithashtu thelbësor.
Sipas terapistit Morgan Bailee Boggess, ndërtimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme është më i komplikuar sot, dhe konflikti martesor mund të ketë ndikime negative në shëndet.
Megjithatë, gjestet e vogla që çiftet e lumtura bëjnë për të ruajtur dashurinë dhe lidhjen janë të rëndësishme.
Disa prej tyre përfshijnë: biseda të rregullta për marrëdhënien, shprehjen e mirënjohjes, kujdesin për preferencat e partnerit, mbështetje për ëndrrat dhe qëllimet, biseda të hapura për financat, dëgjimin aktiv dhe respektimin e hapësirës personale.
Këto praktika ndihmojnë në forcimin e lidhjes dhe mirëqenies së çiftit.