Gjesti ka folur mbrëmë gjatë ‘prime’ për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në ditën e të dashuruarve. Ai tha se me të ka përjetuar emocione dhe kujtime që thotë se kurrë më nuk do t’i përjetojë. Lidhur me këtë raport e jo vetëm, u shpreh miku i tij, Dj Gimbo, i ftuar sot në “Big Brother Vip Fan Club”.
A mendon se Egli është në shijet e vajzave të Gjestit? A mendon se ka pëlqim?
Sa i përket shijeve të tij, ai është si koha, ai ndryshon. Ndryshon si koha në shijen e tij. Unë mendoj që Egli është ‘një ditë me diell’. Për Xhenetën të gjithë e dinë…
Gjesti tregon të vërtetën. Armën më të fortë ka heshtjen. Eglin mund ta gjykojë Gjesti, ne jemi jashtë. Nëse ata gjejnë kimi të përbashkët, pse jo.
Gjithashtu, ai ka zbuluar më shumë për ish-partneren e shumëpërfolur të Gjestit. Ai tregoi më shumë për raportin e banorit me Diellzën… Si një nga 5 miqtë që Diellza ka ndihmuar, Dj Gimbo zbuloi më tepër.