Thuhet se kostoja totale e trajnimit të DeepSeek V3 është pak nën 5.6 milionë dollarë. Disa njerëz kanë sfiduar këtë shifër, por nëse e marrim atë për të vërtetë, kjo do të mbulonte vetëm koston e trajnimit të këtij versioni të AI-së. DeepSeek-V3 erdhi si rezultat i disa iteracioneve të mëparshme. Kërkuesit e tij shprehen në raport se shifra prej 5.6 milionë dollarësh përjashton kostot e kërkimeve të tij të mëparshme në këtë fushë si dhe eksperimentet e tjera që ata provuan përpara se të arrinin në këtë metodologji.
Por më gjerësisht, ky numër gjithashtu injoron të gjitha kostot e tjera ditore që grumbullohen, nga qiraja ose blerja e një hapësire zyra deri te pagesa e stafit. Mediat kineze thonë se ekipi i DeepSeek përbëhet nga pak më pak se 140 persona. Kjo nuk përfshin kostot përkatëse për vendosjen e DeepSeek në aplikacionin e thjeshtë dhe të lehtë për t’u përdorur, që ka shpërthyer në popullaritet në dyqanet e aplikacioneve në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Kështu që, ndërsa kërkuesit thonë se ka kushtuar më pak se 6 milionë dollarë për të trajnuar këtë version të veçantë të DeepSeek, kostoja e vërtetë ka qenë shumë më e lartë.
Ndërkaq, marina e SHBA-së ka udhëzuar anëtarët e saj që të shmangin përdorimin e mjetit të Inteligjencës Artificiale DeepSeek të Kinës. Në një paralajmërim të lëshuar me email, Marina tha se AI i DeepSeek nuk do të përdorej “në asnjë kapacitet” për shkak të “sigurisë dhe shqetësimeve etike që lidhen me origjinën dhe përdorimin e modelit”. Një zëdhënës i Marinës së SHBA-së konfirmoi vërtetësinë e emailit dhe tha se ishte në lidhje me politikën gjeneruese të AI të Departamentit të Shefit të Informacionit të Marinës. Njoftimi pasoi lëshimin nga DeepSeek të modelit të tij të ri të fuqishëm të AI të quajtur R1, i cili rivalizon teknologjinë nga OpenAI.