Gossip Showbiz

A ka vërtetë Egli një lidhje jashtë apo diçka të lënë pezull? Kush është djali misterioz?

Në rrjetet sociale ka pasur spekulime se Egli Tako është në një lidhje me Mario Olldashin, një instruktor palestre, duke sugjeruar se ai mund të jetë partneri i saj jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë, duket se e vërteta është ndryshe. Egli dhe Mario janë vetëm miq të ngushtë, dhe Mario është instruktori i palestrës ku Egli stërvitet.

Këto aludime për një romancë mes tyre nuk janë të reja, pasi një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe pas ndarjes së Eglit me ish-partnerin e saj.

Në atë kohë, Egli ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve dhe spekulimeve, duke shpërthyer me një mesazh në rrjete sociale:

Si mund të jeni kaq të pangopur? Të tillë, të pacipë dhe të këqinj?

Ajo theksoi se është absurde të mendosh që nuk mund të kesh një mik të ngushtë në rrethin shoqëror pa u aluduar për një lidhje romantike:

Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime, apo çdo mashkull tjetër që më do qejfi të kem në rrethin tim shoqëror dhe ndihem mirë që i kam pranë!

Egli gjithashtu kritikon titujt spekulativë të mediave, duke kërkuar fakte të vërteta pas çdo lajmi të tillë.

Në fund, ajo iu drejtohet personave që përhapin këto aludime me një mesazh të fortë:

Uroj që çdo mashkull që keni në jetë, që nga babai juaj, ta kuptoni sa rëndon.

Pra, Egli dhe Mario, siç duket është pohuar dhe nga vetë banorja më parë, nuk janë në një lidhje, por janë miq të ngushtë, dhe lajmet apo fjalët për një romancë mes tyre duket se janë të pavërteta dhe pa baza.