Duke nisur nga 1 korriku, qytetarët e Tiranës që udhëtojnë me abone në linjat urbane do të pajisen me një format të ri të saj. Përveç elementeve të sigurisë në abonenë e personalizuar, do të vendoset numri i kartës së identitetit dhe foto e personit që do ta përdor atë. Kjo masë është marrë për të parandaluar që një abone të përdoret nga dy apo më shumë persona.