Botë e Çuditshme

Adolf Hitler fiton zgjedhjet në shtetin afrikan

Quhet Adolf Hitler dhe fitoi zgjedhjet lokale duke u zgjedhur këshilltar i Kolegjit Zgjedhor në Ompundja të Namibisë. Nuk ka asgjë të përbashkët me diktatorin nazist e “asnjë qëllim të dominojë botën”. Javën e kaluar, Adolf Hitler Uunona fitoi me 85% të votave dhe për shkak të emrit mediat më të njohura po i bëjnë jehonë.

Në një intervistë për të përditëshmen gjermane “Bild”, theksoi se “nuk e përkrah ideologjinë naziste”. Adolf nuk është emër i rrallë në Namibi që dikur ishte koloni gjermane por Adolf Hitler, po. Vetëm se këtë politikani vendas e kuptoi kur u rrit.

Politikani tha se gruaja e tij e thërret Adolf, duke shtuar se është tepër vonë për ta ndërruar ligjërisht emrin e tij. Adolf Hitler, ose “Uunona” fitoi 1,196 vota në zgjedhjet e fundit krahasuar me 213 të kundërshtarit të tij, duke fituar një karrige në këshillin rajonal. Dikur e njohur si Afrika Jugperëndimore Gjermane, Namibia ishte një koloni gjermane nga 1884 derisa perandorisë iu hoq e drejta e zotërimeve të saj pas Luftës së Parë Botërore.

Politician Named after Adolf Hitler Wins Election In Namibia | Africanews