Brenda vitit, pritet të jepet me koncesion aeroporti i Kukësit. Kompanitë duhet të japin ofertat e tyre mbi këtë propozim dhe vlerësimet do të bëhen nga ministria e Infrastrukturës. Investimi në total shkon në rreth 6.8 milionë euro dhe me këto para do të bëhet zgjatja, zmadhimi i ndërtesës së terminalit, ndërtimi i zonave të magazinimit dhe parkimit, ngritja e një pike karburanti për avionë dhe blerja e pajisjeve aeroportuale. Aeroporti i Kukësit do të jetë për fluturime Low Cost.