Këshilli i Ministrave miratoi bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion. Ende pa u vënë në punë, aeroportit të Kukësit do t’i duhen investime të reja. Shkurret kanë mbërritur gati në pistën e aeroportit e rrethimi pothuajse në gjithë gjatësinë e tij është mbuluar me bimësi të larta. Ky aeroport pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta. Kryeministri Rama paralajmëroi pak muaj më parë se aeroporti i Kukësit do të jete funksional në vjeshtë.