Një situatë e rëndë tensioni ka përfshirë zonën e Zvërnecit ditën e sotme, ku banorët janë përleshur me forcat e rendit. Protesta, e cila ka në qendër kundërshtimin e një projekti turistik, ka degjeneruar në dhunë, duke shkaktuar të lënduar.
Sipas pamjeve të bëra publike nga vendngjarja, situata është përshkallëzuar kur banorët kanë tentuar të shkatërrojnë rrethimin me tela të zonës së projektit dhe kanë hedhur gurë në drejtim të kordonit të policisë. Efektivët janë përgjigjur duke përdorur spraj djegës ndaj protestuesve.
Si pasojë e përdorimit të sprajit dhe përleshjeve fizike, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore urgjente. Mes të lënduarve raportohet të jetë edhe një gazetare që po ndiqte ngjarjen në terren.
Pamjet tregojnë momente dramatike ku një qytetare ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë, e rrethuar nga banorë të tjerë që tentonin t’i jepnin ndihmën e parë.
Ndaj forcave të rendit nuk kanë munguar akuzat nga ana e protestuesve, të cilët i kanë drejtuar policisë epitete si “kriminelë të poshtër”, duke pretenduar se ata po mbrojnë interesa private në dëm të qytetarëve.
Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti turistik luksoz nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.
Kliko videon këtu:
ScreenRecording_05-30-2026 15-18-56_1