Një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën në Afganistanin jugor. Lajmi u bë i ditur nga NATO në një deklaratë, duke e përshkruar incidentin si një sulm të brendshëm. Dy ushtarët e plagosur mbeten në gjendje të “qëndrueshme” dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, sipas deklaratës së lëshuar nga aleanca e atlantikut të veriut. Incidenti është nën hetim, ndërsa nuk jepen detaje të tjera.