Bota Lajmet e fundit

Afrika Qëndrore, Sulm me granata në kishë, humbin jetën 15 persona

Sulm me granata në një kishë në Afrikën Qendrore, shënohen të paktën 15 viktima, shumica besimtarë. Ata po kremtonin ditën e një shenjtori. Ky objekt kulti është sulmuar me armë dhe në vitin 2014. Kisha ndodhet në kryeqytetin Bangui, shumë pranë zonës PK5, që njihet dhe si enkllava myslimane dhe që shpesh herë bëhet qendër e përplasjeve të armatosura.