Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Lezha se brenda pak ditësh do të nisin punimet për rrugën e Arbrit.: “Brenda majit më në fund ne do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit, që është një nga rrugët e projektit 1 miliardë për rindërtim dhe do të fillojë dhe nuk të ndalet puna deri kur të ketë mbaruar përfundimisht”. Rama garantoi dhe projekte të tjera infrastrukturore në qarkun e Lezhës: “3 ndërhyrje shumë të rëndësishme, njëra më e vogël në përmasa, por shumë e rëndësishme për zonën e plazhit të Shëngjinit, pra rruga lidhëse prej 3 kilometrash, projekti i autostradës Milos-Balldren dhe rruga strategjike Shëngjin-Velipojë”. Kryeministri pohoi se së shpejti do të miratohet paketa për agroturizmin: “Do të kemi një ulje të Taksës mbi Vlerën e Shtuar njësoj si për hotelet me 4 dhe 5 yje, pra në vetëm 6 për qind”. Ishte Kryeministri Rama