Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për Adriatik Lapajn dhe e ka ironizuar pas padisë për shpifje dhe fyerje që ky i fundit depozitoi dje në Gjykatën e Posaçme.
Agron Shehaj publikoi sipas tij vendimin e gjykatës së vjehrrit të Lapajt, Alltun Çela për një pronë në Ksamil, ku subjekti përfitues është mbrojtur në Apel nga Lapaj.
Me nota tallëse në profilin e tij në rrjetet sociale, Agron Shehaj thotë se “tani, luftën Adriatik Lapaj e ka në gjykatë, që t’i shpëtojë burgut” dhe jo me atë.
Kreu i partisë “Mundësia” theksoi se Lapaj “duhet të mos i fshihet përballjes në publik për aferat me pronat”, duke vazhduar kështu me akuzat në kuadër të luftës së shpallur tashmë.
Kur dorëzoi kallëzimin në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Lapaj u shpreh se nuk kërkonte përplasje me Shehajn, por theksoi se akuzat e tij meritonin një përgjigje.
Nuk e kam dashur këtë konflikt sepse ai që fërkon barkun nga ky lloj konflikti është Edi Rama, por Shehaj e kërkoi me qiri duke pretenduar që kemi gjëra për të fshehur dhe frikë. Unë s’kam pasur frikë nga Edi Rama e Sali Berisha dhe jo më nga Agron Shehaj. Unë nuk kam dashur të krijoj konflikt mes të resë, por kush kërkon luftë luftë do të gjejë.