Gossip

Ai është 75 vjeç ndërsa ajo 25 vjeçe…/Historia e dashurisë së këtij çifti po komentohet shumë në rrjet!

25 vjeçarja nga San Diego Diana Montano është në një lidhje me Edgar-in, 76 vjeç dhe ndonëse diferenca e madhe prej 51 vitesh ka sjellë kritika të ashpra, ajo thotë se më në fund ka gjetur dashurinë e jetës. Çifti u njoh në korrik 2024 përmes një miku të përbashkët të Dianës. Prej asaj kohe, ata janë të pandarë, por lidhja e tyre nuk ka kaluar pa vështirësi. Që prej publikimit të fotove të tyre në rrjetet sociale, Diana është përballur me ofendime të rënda por ajo nuk dorëzohet. “Na bën më shumë të qeshim sesa të mërzitemi. Njerëzit gjykojnë shpejt pa na njohur, por unë jam e lumtur dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.

Sfida më e madhe, sipas saj, ka qenë prezantimi i partnerit në familje dhe në shoqërinë e saj. “Ndryshe nga partnerët e shoqeve të mia që futen lehtësisht në grup, për të është më e vështirë për shkak të moshës dhe vendeve ku ne shkojmë,”-tregon Diana. Ajo shton se në familje shpesh duhet të qëndrojë me të afërm më të moshuar që Edgar të ndihet i përfshirë, ndërsa një barrierë gjuhësore mes brezave e vështirëson komunikimin e tij me kushërinjtë më të rinj.

Disa të afërm madje i kanë thënë se po shkatërron jetën e saj, por ajo mbetet e vendosur: “Unë e di se jam e lumtur.” Diana dhe Edgar ndajnë shumë pasione të përbashkëta; artin, teatrin, natyrën dhe udhëtimet. “Ne jemi aventurierë. Kemi bërë hiking, po planifikojmë ski dhe madje duam të hidhemi me parashutë”-thotë ajo. Sipas saj, Edgar është në formë më të mirë fizike se ajo, duke qenë se shkon tre herë në javë në palestër.

E vetmja gjë ku nuk përputhen është jeta e natës. Diana pëlqen klubet dhe baret, ndërsa ai jo. Sa i përket së ardhmes, ajo nuk shqetësohet për faktin që partneri i saj është shumë më i madh. “Nëse në një moment do t’i duhet kujdes i veçantë, do të angazhohemi bashkë. Nuk është diçka që më tremb. Edgar më sjell versionin më të mirë të vetes dhe unë atij. Ai është i pjekur, i duruar dhe më kupton. Kam gjetur shpirtin tim binjak, nuk ka njeri në moshën time që të jetë si ai.”