Situatat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 4”, kanë qenë nga më të shumtat ditët e fundit. Një prej tyre ishte dhe ajo mes Gjestit dhe Eglit, me banorin që u bezdis një natë nga nishani i ish-banores.
Ditën e sotme ka qenë e ftuar në “E Diell” ish-e dashura e Gjestit, Xheneta, e cila ironizoi banori. Ajo u shpreh se do i shkulte flokët nëse kjo situatë do të ndodhte me të.
Xheneta shtoi gjithashtu se ai është mosmirënjohës ndaj një vajze që sillet mirë me të.
“Të më thoshte mua nëse po e pengonin qimet, ja kisha hequr flokët. Ka dy javë që marr mesazhe të tilla. Vazhdoj të mendoj njësoj që ai është mosmirënjohës kur një femër sillet mirë me të”, u shpreh Xheneta.
Xheneta ka folur hapur në lidhje me situatën e saj emocionale me Gjestin, ajo iu përgjigj disa pyetjeve nga publiku, që rrotulloheshin rreth saj dhe Gjestit, të cilët më parë kanë pasur një raport dashurie.
Si u ndje Xheneta kur pa që Egli dhe Gjesti u puthën në “Big Brother”?
“Nuk kam pse të ndihem as mirë as keq, nëse ata duan të lidhen, suksese”, u shpreh Xheneta.
“Nuk kam pas qëllim të lidhem në Big Brother, jam lidh me të për atë shpirtin e tij fëminor që ka… Jo që i ka ato kritere që unë dua të këtë një mashkull”, tha ajo më pas duke treguar se përse u lidh me Gjestin.
A ka ndryshuar sjellje Gjesti ndaj Eglit pasi pa intervistën e saj në “Fan Club”?
“Ndonjëherë mendoj se po, ndonjëherë se jo, jam 50/50”, tha ajo.
“Mashtrues, narcist, dhe ka zemrën e mirë”, tha ajo kur u pyet sesi do ta përshkruante Gjestin me tre fjalë. Pyetjes nëse do të bënte një bebe me Gjestin, ajo tha: “Jo”.