Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes tyre? Xheneta dhe Loredana nuk ndiqen më në Instagram?

Një lëvizje e fundit në rrjetet sociale ka ngritur dyshime për një krisje mes Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati.

Dyshja, e cila deri pak kohë më parë shfaqej shumë e afërt dhe ndante momente festive së bashku, nuk ndiqet më në Instagram, duke habitur ndjekësit e tyre.

Veprimi ka ndezur menjëherë diskutime online, pasi raporti mes tyre dukej i mirë dhe pa tensione publike deri së fundmi. Fansat kanë nisur të aludojnë për një ftohje të mundshme apo një distancim të papritur mes vajzave.

Ndërkohë, emri i Loredana Brati është komentuar shumë edhe ditët e fundit për shkak të spekulimeve që e lidhnin me Gjesti.

Megjithatë, ajo reagoi publikisht duke sqaruar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi dhe hodhi poshtë aludimet që qarkulluan në rrjet.

Për momentin, as Xheneta Fetahu dhe as Loredana Brati nuk kanë reaguar për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht mes tyre, duke lënë hapur pikëpyetjet për raportin që dikur dukej shumë i afërt.