Gjesti ka ndarë në Dhomën e Rrëfimit, historinë prekëse të tij dhe marrëdhënien që banori ka pasur me familjen, i cili nuk i kurseu as lotët. Mbrëmjen e kaluar, pasi dëgjoi rrëfimin që kishte dhënë, ai u takua me motrën e tij, Blerina, e cila e priste jashtë ambienteve të shtëpisë. Pas takimit me motrën, Gjesti u surprizua dhe nga vëllai i tij.
Sot në “Big Brother Vip Fan Club”, motra e tij ka dhënë një intervistë.
Po në lidhje me Eglin mendon se po luan?
Jo nuk e mendoj, sa e njoh unë jo.
Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?
Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.
Si jeni ndjerë kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?
Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim, ka ndodhur.