Celebrities

“E pres me fitore”/ Motra e Gjestit në “Big Brother Vip Fan Club”: Nuk ka asnjë kundërshtar!

Gjesti ka ndarë në Dhomën e Rrëfimit, historinë prekëse të tij dhe marrëdhënien që banori ka pasur me familjen, i cili nuk i kurseu as lotët. Mbrëmjen e kaluar, pasi dëgjoi rrëfimin që kishte dhënë, ai u takua me motrën e tij, Blerina, e cila e priste jashtë ambienteve të shtëpisë. Pas takimit me motrën, Gjesti u surprizua dhe nga vëllai i tij.

Sot në “Big Brother Vip Fan Club”, motra e tij ka dhënë një intervistë.

Më kishte marrë malli shumë saqë kisha filluar edhe fytyrën t’ia harroj sepse e kisha parë vetëm brenda.

A është Gjesti i vërtetë brenda shtëpisë?

Nuk ka asnjë ndryshim, është i njejti person. Për lojën e Gjestit e kam ditur që është lojtar, por jo kaq i fortë, tani po e besoj. Edhe e pres me fitore.

Çfarë e bën Gjestin një lojtar të fortë?!

Qetësia, që nuk ka banalitet ai person, që nuk e ul askënd poshtë, thjesht i jep respekt.

Cili është kundërshtar i Gjestit në “BBVIP”?

Nuk e mendoj që ka ndonjë kundërshtar.