Aksident me pasojë plagosjen e tre personave u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Një makinë tip “Ford” u përplas me një autobus me targa kosovare dhe përfundoi anash rrugës. Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 persona, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.