Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, plagoset 40 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi u shënua sot në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore. Një mjet tip Benz që drejtohej nga një 55 vjeçar, humbi kontrollin dhe për pasojë doli nga rruga. I plagosur mbeti pasagjeri, një 40 vjeçar, i cili u transportua me ambulancë në Spitalin e Beratit. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.