Aktualitet

Aksident me 1 viktimë dhe 3 të plagosur në autostradën Tiranë-Durrës!

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, 1 viktimë dhe 3 të plagosur. Rreth orës 05:00 të mëngjesit shoferi dhe tre pasagjerët e një makine që u përplas me trafikndarësen dolën jashtë mjetit dhe gjatë qëndrimit në rrugë, u goditën nga një tjetër automjet, drejtuesi i të cilit u shoqërua. Për pasojë humbi jetën një 28 vjeçar dhe u lënduan tre persona. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G.M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I.L.

Për pasojë, shtetasi G.M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I.L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.