Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, plagosen rëndë një çift bashkëshortësh

Aksident në juglindje të vendit, plagosen rëndë një çift bashkëshortësh. Makina e tyre doli nga rruga në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Kuç. Të dëmtuarit u transportuan me urgjencë në Spitalin e Korçës ku po marrin mjekim të specializuar. Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.