Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë

Në aksin Pogradec-Korçë, një 40-vjeçare u gjet anës rrugës me dëmtime në trup. Dyshohet se gruaja u përplas nga një automjet, që më pas u largua. Ngjarja ndodhi te vendi i quajtur “Lapidari i Petrushës”. E lënduara u dërgua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj raportohet e rëndë. Një grup hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.