Aksident me pasojë plagosjen e një personi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Mësohet se një automjet që drejtohej nga një turiste e huaj është përplasur me një furgon mallrash dhe për pasojë shtetasja e huaj është plagosur. Si pasojë e aksidentit autostrada Tiranë – Durrës u bllokua për disa minuta. Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.