Aktualitet

Aksident në Pogradec, humb jetën një grua

Aksident me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën një grua. Ngjarja ndodhi sot pranë fshatit Hudënisht, ku një automjet tip “Volkswagen”, përplasi një shtetase 45-vjeçare, e cila nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.