Aktualitet

Aksident në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë shoferi i kamionit

Aksident në “Rrugën e Kombit”. Viktima mbeti drejtuesi i një kamioni, i cili humbi kontrollin e automjetit. Për shkak të këtij aksidenti, u bllokua qarkullimi në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Kolsh. Policia në vend ngjarje nisi hetimet.