Aktualitet

Aksident në Shkodër, humb jetën 54-vjeçari

Një 54 vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Shkodër. Viktima ishte banues në lagjen “Guerlie”. Në momentin e aksidentit ai po udhëtonte me një biçikletë në aksin rrugor Shkodër – Baçallek, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një vazo lulesh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.