Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina plagos rëndë një grua

Një tjetër aksident me plagosjen e një personi u shënua edhe në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore rreth 64 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.