Aksident rrugor me dy të plagosur në aksin kombëtar Korçë-Pogradec. Sot rreth orës 05:15 minuta të mëngjesit, në Qafë Plloçë, një kamion u përplas me një makinë tip Benz. Për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeri i Benz-it. Ata u dërguan në spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Po ashtu, policia ndërhyri për zhbllokimin e njërit krah të rrugës Korçë-Pogradec.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.