Rajoni

Aksident rrugor në Greqi, 6 emigrantë humbën jetën

6 emigrantë, tre nga të cilët fëmijë humbën jetën në një aksident rrugor në Greqi. Ngjarja u regjistrua në aksin Ksanthi-Kavala, në veri të vendit. Nga përplasja e furgonit u plagosën edhe 10 persona të tjerë, tre nga të cilët në gjendje të rëndë. Emigrantët të gjithë nga Irani, kishin hyrë ilegalisht në Greqi.