Aktualitet

Aksident rrugor në Llogara të Vlorës

Aksident rrugor në Llogara të Vlorës, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Një automjet tip “Ford” doli sot nga rruga dhe u përmbys. Drejtuesi humbi kontrollin e makinës që pësoi dëme, por ai vetë shpëtoi pa lëndime. Policia po heton rreth shkaqeve.