Aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Shqipëri. Në orët e para të mëngjesit, një 24-vjeçar gjeti vdekjen në Lushnje, pasi humbi kontrollin e automjetit tip “Fiat Punto” që drejtonte dhe doli jashtë rruge, në vendin e quajtur “Zhym”. Me të, udhëtonte një 28-vjeçar, i cili mbeti i plagosur dhe po mbahet nën kundesin e mjekëve në Spitalin e Lushnjes. Policia po heton rrethanat e aksidentit fatal.