Aktualitet

Aksident tragjik në Laç, një i vdekur dhe një i lënduar

Një incident i rëndë u shënua sot në qytetin e Laçit. Një i ri humbi jetën ndërsa u plagos rëndë një tjetër. Fillimisht kur një nga muret e uzinës së Superfosfatit u shemb, dy personat që po mblidhnin skrap mbetën të plagosur. Të dy u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku një prej të rinjve, një 27-vjeçar, humbi jetën. Ndërkaq i riu tjetër është në gjendje të rëndë.