Përmes një aksioni simbolik në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, Lëvizja “Vetëvendosje” ka paraqitur kushtet e vështira, që sipas saj karakterizojnë jetën e punëtorëve në Kosovë. Me një baner ku është stampuar në shifra, paga mujore 5 mijë e 213 euro e drejtorit të Fondit të Pensioneve, “Vetëvendosje” ngre shqetësime për klasën punëtore, sot në ditën e saj. Për të evidentuar pabarazinë, jepen dhe paga të tjera që variojnë nga 130 euro për punonjësit nën 35-vjeç në 170 për ata mbi këtë moshë.