Aktori i famshëm Chris Pine i ka habitur të gjithë këtë javë teksa ka ardhur me një look totalisht të ri në premierën e filmit “All the Old Knives”. Pamja e kuruar në detaje, me të cilën jemi mësuar ta shohim, ia kishte lënë vendin flokëve të gjatë dhe mjekrës gri.
Ai tregoi për ‘Entertainment Tonight’ se ‘look-u’ i frymëzuar nga vitet 1970 ishte për shkak të dembelizmit dhe si shkak i diçkaje që ai mund të bëjë në të ardhmen. Megjithatë, aktori tha se rutina e tij e re kishte përfitimet e saj.
Nëse ka ndonjë justifikim për të mos u rruar dhe për të mos bërë grim…

Kur u pyet nëse pamja e tij kishte të bënte me një rol të ri, Pine hezitoi duke thënë se:
Ndoshta, por ky është kryesisht dembelizëm.

Së fundmi Chris Pine dhe Annabelle Wallis i kanë dhënë fund romancës së tyre. Aktori i ‘Wonder Woman’ dhe aktorja e njohur ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në mars 2018, kur u panë së bashku në aeroportin Heathrow të Londrës. Më pas, dyshja konfirmuan lidhjen e tyre muaj më vonë, ndërsa mbaheshin për dore në një shëtitje në Londër në korrik. Ata u panë duke pushuar në një jaht në Itali me prindërit e Pine. Ata kaluan kohë duke u izoluar dhe duke qëndruar së bashku edhe gjatë pandemisë.