Shkupi është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me erëra të forta dhe reshje intensive, që kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të qytetit.
Sipas raportimeve, janë shembur çati, janë rrëzuar pemë, janë dëmtuar automjete dhe janë krijuar pengesa në akset rrugore.
Ekipet e shërbimeve kompetente ndodhen në terren, ku po punojnë për largimin e pasojave të stuhisë dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.