Celebrities Gossip Showbiz

Aktori që luajti ‘Stifler’ nga “American Pie” iu desh të tregonte në gjykatë se sa fiton!

Aktori Seann William Scott i cili u bë i famshëm me rolin legjendar të Stiflerit në filmin American Pie, ka zbuluar të ardhurat e tij mujore në mes të një procesi gjyqësor të tensionuar me ish-bashkëshorten Olivia Korenberg. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Us Weekly, Scott fiton rreth 110 mijë dollarë në muaj. Të ardhurat e tij përfshijnë 45 mijë dollarë nga të drejtat autoriale dhe 31 mijë dollarë nga dividentët dhe interesat. Përveç kësaj, ai ka 158 mijë dollarë në llogari bankare, ndërsa pasuria e tij përfshin 12.2 milionë dollarë në aksione dhe obligacione si dhe 18.7 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme, mes tyre tre shtëpi në Los Angeles.

Aktori zotëron gjithashtu një Honda Passport me vlerë 55 mijë dollarë, një Mini Cooper prej 30 mijë dollarësh, mobilie në vlerë prej 171 mijë dollarësh dhe një koleksion arti të vlerësuar në 93 mijë dollarë. Megjithatë, edhe shpenzimet e tij janë të larta, pothuajse 60 mijë dollarë në muaj. Ai paguan rreth 15 mijë dollarë taksa për pronat, 5 mijë dollarë për riparime, 2 mijë për shpenzime komunale, 2,500 për ushqime, 1,500 për restorante, 500 për telefon, 1,500  për veshje, 1,500 për argëtim, si dhe 11 mijë për shpenzime të tjera. Vetëm për avokatët në procesin e divorcit, Scott ka deklaruar se ka shpenzuar mbi 500 mijë dollarë.

Scott dhe Olivia Korenberg, dizajnerja e interierit, u martuan në vitin 2019 dhe u ndanë në vitin 2023. Në dokumentet gjyqësore arsyeja e ndarjes ishte përmendur si “mosmarrëveshje të pajtueshme”. Edhe pse në maj të vitit 2024 përfundimisht zyrtarizuan divorcin dhe hoqën dorë nga alimentacioni bashkëshortor, mosmarrëveshjet nuk u ndalën. Karriera e Scott nisi në vitin 1999 me American Pie, film që i solli famë botërore. Megjithatë, për rolin e tij të parë ai kishte fituar vetëm 8 mijë dollarë.